Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth periodave

Pershendetje doktoresh edhe njehere .. Desha te them se periodat e fundit i kisha me 15 maj , dhe me pas me erdhen me 9 qershor dmth i bie qe i kam qdo 25 dit ... Dhe desha te dij se kur kam tash kohen e ovulimit shikova tek kalkulatori dhe me dul me 13 qershor .. Por un ciklin e kam 5-6 dit dmth qe i bie se prej 9 qershorit un mardhanie muj me bo pas dates 14 Qershor A mund te me sqarosh ???! faleminderit

Dorentina Mehmeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorentina

Në përgjithësi, ditët e ovulimit janë në mesin e ciklit menstrual. Kështu që, nëse dita e parë e ciklit ka qënë data 9 qershor, ditët e mundshme të ovulacionit do të jenë nga data 21-22 deri me datë 23-24 qershor. Për të qënë e sigurtë, me datë 21 qershor bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit. Në bazë të rezultatit, mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti