Rreth shtatzenise me ivf
Viki Aron Viki
(13 vite më parë)
Përshëndetje Violeta
Nuk ka ndonjë pengesë apo arsye për ta përsëritur dhe tentuar IVF disa herë, deri në marrjen e rezultatit pozitiv. Por duhet ditur se rreziku për ecurinë e shtatzënisë, është i njëjtë si tek shtatzënitë e ndodhura në rrugë natyrore. Nëse një tentativë për IVF nuk është e sukseshme, teorikisht kosiderohet si e mjaftueshme periudha pas tre muaj nga tentative e parë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Mimoza. Se pari ju falenderoj shume per kohen qe ndani per ne. Shpresoj se do marre pergjigje rreth pyetjes sime. Mua me kane preferuar qe te bej ivf, mirepo dua te di deri ne sa here mundem ta perseris proceduren me ivf nese nuk do kam sukses per heren e pare si dhe sa duhet te jete koha e caktuar qe te filloj perseri kete procedure per here te dyte. Ju falenderoj shume.