Dhimbja e vezoreve
Arona Beka
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arona
Trajtimi që ke përdorur bazohet ndihmesën që i jepet vezores për të prodhuar dhe lëshuar vezën, e cila nëse gjen kushte të favorshme dhe takon spermatozoidin, kthehet në një vezë të fekonduar duke dhënë shtatzëninë. Dhimbja në fund të barkut, mund të ndodhë edhe si rezultat i daljes së vezës nga folikuli. Nëse dyshon se shtatzënia mund të ketë filluar, bëj një beta hCG.
Të uroj fat.
Pershendetje dr. Ciklin e fundit e kisha me 19 maj, nderkohe qe gjate ciklit perdora klodit pastaj estrofem dhe tani duphastan, po ashtu kam marre edhe nje injeksion i cili sipas gjinekologut mundeson ne pelcitjen e vezeve apo siq i quani ju folikulit. Por dje dhe sot me 8 dhe 9 qershor, kam nje dhimbje te tmerrshme ne anen e djathte te barkut poshte, e njejta me ka ndodh para nje jave kjo sipas mjekut pasi kishte shperthyer folikuli, desha te te pyes a eshte normale kjo dhimbje dhe pse e kam kete dhimbje, a mund te jete shenje qe ndoshta kam mbet shtatzene apo pse? Faleminderit pres me padurim pergjigjen tuaj. Me respekt Arona.