javë pas jave
Përshëndetje Bella
Rezultatet e analizës së spermogramës tregoja mjekut androlog, i cili është mjeku specialist i kësaj fushe dhe ai pa tjetër do t’i rekomandoj bashkëshortit trajtimin e nevojshëm nëse është e sheh të arsyeshme dhe të nevojshme.
Nëse ciklin menstrual e ke 28-të ditor, ditët e mundshme të ovulacionit janë datat 22 deri 24 qershor. Për të qënë e sigurtë, në datën 22 qershor bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit.
Dalja e lëngut spermatik qoftë edhe ashtu si e përshkruan, nuk ndikon në mos mbetjen shtatzënë. E rëndësishme është që sperma të derdhet brënda në vaginë dhe ajo të jetë në kondicionet e duhura. Gjithashtu e rëndësishme është që gruaja të ndodhet në ditët e ovulacionit dhe të jetë në gjendje të mirë të shëndetit riprodhues.
Gjithë të mirat.


Keto jane analizat e burrit tim dhe deshiroj te di a jane ne rregull, konsistenca e lengshme, volumi 6.3 ngjyra e bardhe gri, nr, sper. ne ml 38.1, x10/6, nr i pergjithshem i sper, 240.0 ph, 7.5, te levizshme 53. Shpjet progesris 35, ngadal progersive 10, lokal te levizshem 8, te pa levizshme 47, leokocide 3-4, format normale 35, anormale 65. Kjo ishte e tera mendoj doktoreshe qe eshte e kuptueshme, ndersa kete here periodat me kane ardhe me heret 7 dite, dhe deshta ta di kohen e ovulimit, menstruacionet me kane ardhe me date 08.06.13, dua ta dije per kohen kur mundem te mbes shtatzane dhe pse e gjithe sperma po del jashte kur po kom marredhenje si po qohem ne kembe, sa do pak doktoresh ta spjegova, u degjofshim me te mira.