Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bikini apo kostum i plote trupor ne shtatzeni?

E dashur doktoreshe, me falni per pyetjet e shpeshta qe po ju bej, une dua te shkoj me pushime dy jave ne det dhe jam e pavendosur per kostumin e banjos, ato dy jave i bie te jem 15-16 javeshe, cfare me rekomandoni ju te perdore bikini apo kostum te plote (trupore), si do ishte me mire? Faleminderit per pergjigjet tuaja.

Klarisa Risa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Mund të përdorësh çfarëdo lloj kostumi banjo, që dëshiron. Është e rëndësishme që ato të mos jenë të shtrënguara sidomos në bark. Meqënëse do të shkosh për pushime në bregdet, të rekomandoj që t’i shmangesh diellit të fortë sidomos diellit pas orës 10 deri në orën 17. Qëndro në të shumtën apsolute të kohës në hije dhe mos u mbilodh. Konsumo sa më shumë ujë pao pije freskuese të cilat duhet të jena pas gaz dhe pa sheqer. Noti është i rekomanduar, prandaj gjej kohën e duhur për ta bërë apo por, kujdes mbilodhjen.

Për çdo të papritur, mundësisht në vëndin ku do të shkosh të ketë mjek obstetër-gjinekolog. nëse ndjen se diçka nuk shkon mirë, menjëherë kontakto mjekun.

Të uroj pushime të mbara dhe shtatzëni të mbarë.

erisa risa (13 vite më parë)
faleminderit shume.

/komuniteti