Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekimi i duhur

Pershendetje doktoreshe. Jam 21 vjec. Nga eko qe bera per problemin e pucrrave ne fytyre, mjeku me tha se kam vezore policistike por ne formen e lehte. Isha ne diten e 10 dhe me tha se nuk kisha veze te pjekur. Me dha si mjekim per tre muaj diane-35 nje kokerr ne dite ne te njejten ore cdo dite. Eshte kjo nje menyre kontracepitve? mjeku me tha jo por kam pershtypjen se nuk e kam kuptuar mire. (pasi dermatologia ne viziten e fundit me tha se ne varesi te analizave hormonale do filloja kontraceptiv per 3 muaj por jo ne vere pasi te len shume njolla nga dielli. Eshte kjo e vertete?) nga dita qe une e fillova 21 kokrrat ka mundesi qe kokrra e fundit te perkoje me diten e pare te ciklit. Si te veproj, ta le kokrren e fundit pa pire, apo ta pi gjithsesi? Me fal qe u zgjata por te lutem me sqaro pasi jam shume e paqarte. Faleminderit.

Ana Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Preparati i rekomanduar ka efekt kontraceptiv. Puçrat në fytyrë, në përgjithësi janë me natyrë hormonale. Diane-35 është preparati më i rekomanduar, për pastrimin e puçrave me natyrë hormonale. Përdorimi i tij fillon nga dita e tretë e ciklit menstrual, çdo natë në të njëjtën orë, pa e haruar asnjë ditë. Nëse përdoren korrektësisht, është mundësi shumë e vogël që dita e parë e ciklit të përkojë me tabletën e fundit të preparatit. Nëse përkon, mos e ndëprit marrjen e tyre. Për të patur efekt sa më të mirë, kohëzgjatja e përdorimit është 6-të muaj. Nuk di që të ketë një vlerësim për çështjen e kohës, verë apo dimër.

Gjithë të mirat.

/komuniteti