Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur verehet fryti ne ultraze?

Pershendetje Doktoreshe Mimoza> Uroj qe te jeni mire! Problemi im eshte ky. Un me dt 28 prill 2013 kam pase diten e pare te menstruacioneve te fundit. ne diten e 3 te ciklt kam filluar klomid per pese dite dhe ne diten e 11 te ciklit kam perdorur utrogestan 100 mg 1 ne dite, qe nga dita e 12 e ciklit doktoresha cdo tre dite me ka bere ekografi per te pare zhvillimin e folikulit ne diten e 24 te ciklit ka ndoh ovulacioni. Dhe doktoresha me tha se nqs nuk ka ndodh shtatzania cikli do te vije 1 jave me vonese pasi edhe ovulacioni ka ndodh me vones, theksoj qe une kam pase gjithmone crregullim cikli. Prita qe tme vinin menstruacionet por jo ne diten qe une i prisja tme vinin dmth ne dt 3 Qershor nuk me erdhen dhe une bera nje test i cili rezultoj pozitiv, pastaj me dt 7 qershor isha tek doktoresha per eko por ajo me tha qe une akoma nuk shof gje ne miter por perderisa testi ka qene pozitiv ti je shtatzene por duhet te presim edhe nje jave qe te shofim se si do eci zhvillimi por une jam shume ne merak pasi kam pase dy aborte me perpara. Pres pergjigje nga ju doktoresh pasi i vleresoj shume pergjigjet tuaja. Ju uroj cdo te mire !!

Lori Lela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lela

Të rekomandoj të bësh edhe një beta hCG, për të patur një përgjigje më të saktë për praninë ose jo të shtatzënisë. Ekzaminimi ekografik, rekomandohet të realizohet me sondë vaginale.

Uroj që të ketë ndodhur shtatzënia që ti pret.

Bella Bahtiri (13 vite më parë)
shpresoj qe te jesh ishalla

/komuniteti