Shqetësime
Dona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dona.
Pozicioni që aktualisht ka fëmija yt, nuk ka asnjë influencë negative te fetusi ashtu siç edhe ky pozicion nuk ka ardhur nga ndonjë ndikim negative i shtatzënisë. Pozicioni fetal, mund të ndryshoj deri në fund të shtatzënisë.
Prandaj mendoj, se nuk ka asnjë arsye reale për t’u shqetësuar. Kaloje sa më qetë shtatzëninë, deri në fund të saj.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Mirembrema Dr, te pershendes shume!
Jam ne javen 31, para nje jave kam qene ne kontrolle, beba ishte me koke nalte, a do te thote kjo qe beba nuk eshte mire se edhe prej kohes qe kam fillu me verejte beben duke levize vetem ne anen e majte e verej. E kam bere testin e toksoplazmes ka dale mire, dhe testin NT ka dale mire, keto teste i kam be se kam qene e shqetear gjate gjithe shtatzenise, eshte lindja e 3, e kam pas edhe nje abort spontan. Femiun e pare e kam shume mire, por nuk e di pse ne kete shtatzeni jam shume e shqetesuar.
Faleminderit shume shume :)