javë pas jave
Përshëndetje Laura.
Himeni është një cipë e cila ka ndërtime të ndryshme anatomike dhe specifika të veçanta tek çdo femër. Nga një kontak mekanik ajo çahet. Në rastin tënd, çarja ka ndodhur me raport seksual. Tek shumë femra ndodh çarja e himenit, por ka edhe femra, ku himeni nuk çahet për shkak të elasticitetit apo formës së tij. Gjithashtu gjatë çarjes së himenit, ndodh një gjakrrjedhje e lehtë, por mund të ndodh që pas kontaktit seksual qoftë edhe të parë, çarja të mos shoqërohet me gjakrrjedhje.
U përpoqa që përmbledhurazi të shruaj dhe të kuptosh, ti dhe i dashuri yt, që mundësitë e kësaj praktike janë të ndryshme. Përpiquni të gjeni veten në këto mundësi që shpjegova sa më sipër.
Laura, unë nuk besoj se ajo cipë, ka rol në historinë e dashurisë dhe vazhdimin e bukur të mirëkuptimit dhe jetesës bashkëshortore.
Shpresoj të kem qënë e dobishme në ato që kam shkruar.
Ju uroj fat dhe lumturi, ty dhe të dashurit tënd.


Desha t`ju pyes rreth humbjes se virgjerise, une kam patur marredhenie seksuale para nje vit e gjysme per here te pare, kam patur dhimbje te tmerrshme gjate aktit, por ate nate s`kishte gjakrrjedhje por te nesermen, desha te di se a eshte kjo ne rregull sepse tani kemi disa diskutime rreth kesaj teme me te dashurin. Faleminderit per mirekuptimin.