Si duhet vepruar me kerthizen e bebit tek lindja premature larg maternitetit?
Bebi Bebushi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bebi
Nëse ndodh si e përshkruan, me gërshërë apo edhe me mjete të tjera prerëse të sterilizuara ose të pastruara me mjete rethanore si raki, alkool, petadinë etj, pritet kordoni umbelikal në një gjatësi 3-4 cm nga barku i bebi. Përpara pretjes lidhet me nje një fije peri disa herë të trashë ose spango, e cila gjithahstu duhet të disiftohet me disifektantët rrethanorë dhe përpunimi përfundimtar bëhet në shtëpinë e lindjes nga specialistët shëndetsore.
Nuk duhet harruar që shkuarja në klinikë shëndetsore të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk është bërë vaksina antitetanoz, duhet vënë në dijeni mjeku specialist që trajton nënën e re dhe fëmijën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr Mimoza shpresoj te jeni mire. Dua tju bej nje pyetje ndoshta te pazakonte por qe nuk kam has te lexoj per kete shqetesim. Nese rastesisht ndodh qe lindja te jete spontane premature si dhe te ndodh larg maternitetit si duhet te veprojme me kerthizen e bebit, deri sa mberijme me shku ne maternitet? Nese eshte pyetje e kote, kerkoj falje!