Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e fëmijës

Pershendetje. Kur kam qene 13 javeshe jam kontrolluar tek gjinekologu dhe me ka thene se vajze e kam. A mundet me qene e sakte kjo pergjigje apo mundet edhe me deshtu se eshte vajze? Flm.

Arjeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta.

Në këtë javë të shtatzënisë, gjatësia e fetusit është afërsisht 10 cm dhe gjinia tashmë është e vendosur. Ekografikisht, gabimi në vlerësimin e gjinisë është i madh. Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë, por edhe atëherë mundësia e gabimit është e pranishme.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti