Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni tek meshkujt

Doktoreshe kam bere analizat dhe me kane dale qe staphylococus aureus. Mund te me shpjegoni se cfare eshte? Eshte infeksion mykotik apo dicka tjeter? Perpara se te merrja pergjigjen e analizave kam pasur me shume se 1 here marredhenie te pambrojuta me te dashurin. Doja te dija nese edhe ai eshte i infektuar nga kjo pavaresisht se nuk ka asnje problem asnje simptome. Cfare analizash duhet te beje i dashuri per te pare nese ka ndonje infeksion? Ju faleminderit!

Eni Eni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Staphylococcus aureus është një bakter dhe është gjetur shpesh në traktin respirator të njeriut dhe në lëkurë. Megjithëse S. aureus nuk është gjithmonë patogjen, ai është një shkak i zakonshëm i infeksioneve të lëkurës, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe helmimeve ushqimore. Trajtimi me antibiotik është zgjidhja e problemit. Është e këshilluar që trajtimi ta përdorin të dy partnerët. Antibiograma tregon llojin e antibiotikut më efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti