A duhet te abortoj?
Lina Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Rekomandohet që tre javë përpara se të konceptohet shtatzënia/fëmija dhe deri në fund të javë së 12-të të shtatzënisë, nuk duhet të përdoren antibiotikë. Kur shtatzënia ka filluar, antibiotikët mund të përdoren vetën në rastet shumë të rënda dhe të veçanta e gjithnjë nën kontrollin e mjekut, sidomos në ndjekje të ecurisë së shtatzënsië.
Gjithë të mirat.
Pershendetje mjeke e nderuar, deshta tju beje pyetje rreth shtatzanise. Para 2 jave kam qene ne kontrolle tek gjinekologu, me ka pershkru injeksione, me ka kontrollu ne ultraze, nuk kam pas asgje. Kam perdore injeksione gentamicin 7 dite nga nje injeksion. Dje isha tek ginekologu tjeter me tha se ti je shtatzane ne javen e 5, na tha duhet me abortu sepse gentamicini demton shqisen e 7 te degjimit. Po une e vizitova ginekologon qe mi ka pershkru injeksionet dhe tha qe ende nuk eshte formu foshnja po vetem shtrati. Une desha te di eshte rrezik akoma per foshnje apo duhet abortu siq tha ginekologu i pare? ju faliminderit.