Ftohja ne shtatzeni
Lina Lina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lina,
Për gjëndjet gripale apo të ftohur, mund të përdoret paracetamol dhe çajra të ngrohtë. Meqë je në javën e 8-të të shtatzënisë, nuk është e rekomanduar që të përdorësh antibiotikë.
Mundohu që të pushosh sa më shumë, konsumo sa më shumë lëngje të freskëta, kjo është posaçërisht e rëndësishme në shtatzëni, ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime, pi ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusësh ndezjen e fytit.
Paç shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!
Pershendetje dr. Memli. Desha tju pyes a mund te perdore pika per hunde, me jane bllokuar ka dy jave kam perdor uje deti marisol por kot as qe me ka ndihmu, jam ne javen e 11 te shtatzenise, nese jo pika cka me preferon te bej? jam ne hall se shume me bejne nervoz. Edhe ne pune si duhet spo mundem te punoj, shtatzenine e kam ne rregull, cdo gje eshte super. Ju pershendes shpresoj te me pergjigjeni.