Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetesuar per 3 abortet!

Pershendetje jam shume e shqetesuar doktoreshe, desha te pyes doktoreshe kam pasur nje abort ne javen e 10 missed abort pas 1 viti e 2 muaj kam lindur nje vajze, vajza i ka 2 vite e 2 muaj pasi i ka mbushur vajza 9 muaj kam pasur nje abort spontan 6 jave dhe tani pas 1 viti te abortit te pare kam pasur prape abort spontan dmth eshte hera e 3 qe kam aborte, jam shume e shqetesuar cfare duhet te veproj qe mos te mos me perseritet aborti se gjitha analizat me dalin mire nga me vien aborti?

Merita Meha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Bëj kujdes të mos mbetesh përsëri shtatzënë, deri sa të vlerësohet shkaku i aborteve që të kanë ndodhur. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional. Këshillimi bëhet për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të shëndetit riprodhues të gruas dhe bashkëshortit. Gjatë analizave dhe ekzaminimeve, mjeku përpiqet të gjejë ato probleme që nuk shkojnë dhe rekomandon trajtimet e nevojshme.

Mos neglizho.

Për të mësuar më shumë mbi këshillimin parakoncepsional, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Gjithë të mirat.

/komuniteti