Shqetësime shtatzënie
Blerta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta.
Në javën e 27-të , mitra është e rritur deri në dy gisht mbi kërthizë. Kështu që lëvizjet e bebit do ndihen gjithnjë në kuadrantet e poshtme të abdomenit. Prandaj është normale ta ndjesh fëmijën poshtë.
Nëse qafa e mitrës është e shkurtuar, si hap fillestar, rregjimi i shtratit është i rekomanduar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuara znj. Keta Une jam gati ne javen e 27-te te shtatzenise. Deri tash gjithcka me ka shkuar mire. Ne kontrollen e fundit para disa ditesh, mjeku me tha se qafa e mitres eshte e shkurtuar dhe me rekomandoi pushim. Une jam e shqetesuar sepse kohe pas kohe ndjej levizje te bebes poshte barkut dhe nganjehere me duhet sikurse dicka me leviz edhe brenda vagines. Ju lutem a eshte kjo normale? Ju falemnderit.