Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestani 200mg

Pershendetje doktoresh e nderuar, un kam 3 vite qe tentoj per shtatzani mirpo kam ciste ne vezore i kam larguar me laparaskopi por pas 3 muajve mu paraqiten prap ne janar isha ne kontroll te nje tjeter gjinekologe jo aty ky i kam hequr cistat dhe ai me rekomandoj ti beja disa analiza si lh, fsh, estradioli, prolaktina, testosteroni dhe qe te gjitha me dulen ne vlera normal perpos progresteronit me vlere prej 0.38 dhe nuk me rekomandoj qka te perdor por me tha te shkoj te nje gjinekolog tjeter por un ne pamundesin qe te shkoj te ai gjinekolog kam vazhduar te nje tjeter po tash dehata te pyes se a guxoj te perdor urtagestan 200 mg per ngritje te vlerave edhe pa rekomandim te dr. Dhe te lutem cilen dite te ciklit te filloj ti perdori dhe sa here ne dite. Faleninderit per mirekuptim

Bardha Nuhiu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Nuk është mirë që të përdorësh medikamente mjeksore pa konsultën dhe rekomandimin e mjekut. Utrogestani fillohet nga dita e 12-të e ciklit menstrual, dy herë nga dy tableta çdo ditë. Por, përsëri të them që kontakto mjekun i cili duhet të ndjek trajtimin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti