Hygroma colli
Monika Bejo
(13 vite më parë)
Përshëndetje Monika
Mund edhe të përsëritet dhe për ta parandaluar të rekomandon që tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë e deri në fund të javës së 12-të të saj, të përdorësh acid folik. Acidi folik ul në mënyrë të dukshme problemet në tubin neural të bebit. Shtatzëninë e rradhës, të rekomandoj ta nisësh pas 6-të muaj periudhë kjo për të të dhënë mundësi për të kryer edhe disa analiza dhe ekzaminime të tjera specifike, për të gjetur dhe trajtur ndonjë shkak tjetër të mundshëm përse ka ndodhur anomalia e bebit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza! Problemi im eshte ky: ne muajin maj kam kryer nje abort terapeutik ne javen e 12 te shtatezanise pasi pas nje ekografie doktori me tha se bebi kishte probleme, kishte hygroma colli. Kjo ishte shtatzania ime e dyte pasi kam nje femije te shendetshem ne moshen 4 vjecare. Pyetja ime eshte kjo: a ka mundesi qe kjo te perseritet ne shtatzanine e ardhshme dhe sa kohe duhet te pres per te nisur nje shtatzani tjeter? Duke ju falenderuar! Me respekt monika