Aborti
Jeta
(15 vite më parë)
Përshëndetja Jeta.
Janë të shumta shkaqet që e çojnë shtatzëninë në abort. Ato ndahen në shkaqe mëmësore dhe fetale.
Afërsisht 50% e aborteve spontane që ndodhin në tremujorin e parë të shtatzënisë, kanë shkak anomali kromozomale.
Të tjera shkaqe janë infeksionet e nënës, defektet anatomike, faktorët endokrinë, faktorët imunologjik, sëmundjes sistemike të nënës, çrregullimet emocionale, faktorët toksik dhe traumat.
Një shkak tjetër për abortet spontane, janë anomalitë e spermatozoidëve.
Ndërsa në shkaqe të tjera përmënden dhoma e shtatzënisë bosh (ekzistenca e dhomës së shtatzënisë pa embrion në të).
Jeta, duhet të dish që shkaqet e aborteve jo gjithnjë janë të njohura.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, flm qe na pergjigjesh ne pyetjet tona. Cilet jane shkaktaret me te shpeshte te moszhvillimit te embrionit pasi une kam abortuar ne javen e 9, mire ka qene deri ne javen e 9 kur kam be ultraze ka qene embrinoni me i vogel se normalisht dhe nuk eshte ndegju zemra, dhe a ndikon frika ne moszhvillim, kam pasur edhe nje abort spontan ne javen e 5.