javë pas jave
Përshëndetje Besa.
Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.
Mesatarisht, shtimi në peshën trupore gjatë shtaztënisë, për javën që shkruan, duhet të jetë afro 9.0 kg, ndërsa rritja e peshës së fetusit duhet të jetë afërsisht 2550 gram.
Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problem të mundshëm, të rekomandoj të bësh një takim me mjekun gjinekolog për të kryer disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta për të vlerësuar situatën. Gjithashtu kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje znj Moza. Doja te pyesja ne lidhje me shtimin ne peshe. Ne fillim te shtatzenise kam qene rreth 50 kg, kurse tani qe jam 35 javeshe jam diku te rreth 70 kg. A eshte normale apo jo? Faleminderit.