Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullimet e ciklit pas shtatzanise

Pershendetje dr desha te ju bej nje pyetje. Kam djalin 7 muaj e gjysme tani, para shtatzanis kam pasur ciklin e rregullt kam pasur gjak derdhje kogja shum edhe dhimbje nje gje qe esht normale... Pas lindjes se djalit kam pasur pothuaj se vetem nje her menstruacione si perpara shtatzanis tjera muajt me shkonte ventem nje pecet tere diten dhe nje naten as nuk kam dhimbje desha te dij nese kjo sesht diqka per tu brengosur faleminderit shum

Flaka Hasolli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flaka

Nëse fëmijën e ushqen me qumësht gjiri, është normale që cikli menstrual të jetë i çrregullt. Por të qënë e qetë në atë që përshkrun, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Sipas situatës, mjeku obstetër-gjinekolog do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti