Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trajtimi i mykut

Pershendetje dr Mimoza! para 2 javesh mbaroa trajtimin me antibiotik per kurimin e ecoli-t dhea keto 2 dite me eshte shfaqur myku. duke qene se analizat e sekrecioneve me dolen sh mire para nje muaji une vendosa te marr nje mjekim te cilin ma dha farmacistja. ajo me rekomandoi te perdorja klotrimazol pomade 2here ne dite ne mengjes dhe ne darke. doja te dija a eshte ky nje mjekim i duhur dhe nese ka ndonje solucion tjeter shpelares qe mund te me rekomandoni. une perdora dhe tableta antimykotike fukanozol gjate trajtimit me antibiotik por nuk e kuptoj pse mu krijua ky myk pasi nuk kam pasur asnjehere shqetesime nga kjo gje. jam duke tentuar dhe per nje shtatzani dhe mendimi juaj do me vlente shume.. ju falenderoj

Gerta Tr .. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gerta

Pas përdorimit të antibiotikëve, mundësia e shfaqes së kandidozave është e madhe. Nuk është normale që ke përdorur një trajtimin të rekomanduar nga farmacistja. Trajtimin duhet ta marrësh vetëm nga rekomandimi i mjekut i cili e mbështet trajtimin në rezultatet e analizës dhe mykogramës. Që kandidoza të trajtohet efekshëm dhe të mos përsëritet në të ardhmen, bëj mykogramën dhe rezultatin tregoja mjekut obstetër-gjinekolog.

Prania e kandidozës nuk influencon në mbetjen shtatzënë, por edhe kur paraqitet në shtatzëni duhet të trajtohet.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti