Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje doktorresh kam problemin me vezoret policistike mjeku umka than se duhet me ba ni operacion te vogel per hjekjen e saj une desha te pys se sa jan gjasat per me mbet shtatzane pas kti operacionit dhe aka ndonje problem pas kti operacionit te lutem me trego diqka ma shume une jetoj ne Gjermani.

Lorena Hajzeri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena 

Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të piqen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë. Domethënë më pak qeliza vezë lirohen, ovulacioni është i çrregullt dhe rrjedhimisht edhe ditët pjellore janë më të pakta.

Problem është i trajtueshëm dhe kur tentohet për shtatzëni, nuk duhet të jenë të pranishëm mikrokistet por të ketë vetëm folikul të maturuar.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/vezoret-policistik

Gjithë të mirat.

/komuniteti