Hapja në javën e 30
Melina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Melina.
Hapja e ndodhur në qafën e mitrës, tregon që mundësia e lindjes parakohe është evidente. Terapia e përshkruar nga mjeku, ndihmon për ta ulur këtë mundësi. Unë do të rekomandoj që terapisë t’i shtosh preparation Adalat. Dexamethason është preaparat, që maturon pulmonin fetal. Ai rekomandohet kur dyshohet për lindje parakohe.
Të rekomandoj gjithashtu rregjim shtrati, duke ju shmangur edhe qëndrimeve të gjatë në këmbë dhe punëve të rënda gjatë periudhës së shtatzënisë.
Uroj që shtatzënia të shkoj sa më afër termit.
Pershendetje Dr. Mimoza. Jam ne javen e 30 dhe para ca ditesh isha tek doktori me tha qe isha hapur 1 cm. Me pershkroi Salbutamol 1x1, Magnezium 2x1, dhe Dexason 1 x ne 7 dite. Te lutem me trego a eshte e pershtatshme kjo terapi dhe sa ka gjasa te mos lindi para kohe? Ju faleminderit shume.