Rreth konceptimit
Antigona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Antigona.
Përdorimi i acidit folik, është shumë i rekomandur të përdoret deri tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë dhe deri në javën e 12-të të saj. Acidi folik, ndihmon në parandalimin e keqformimeve të tubit neural.
Është e rekomandur gjithashtu, që për të patur një shtatzëni me ecuri normale dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm, duhet të kontaktosh mjekun gjinekog, për të kryer një seri analizash dhe ekzaminimesh të cilat ai i shikon si të arsyeshme dhe të nevojshme.
Gjithë të mirat.
E nderuar Doktoreshë! Pasi që planifikoj të mbes shtatzënë a duhet domosdo të pëdor acid folik 3 muaj përpara shtatzenise dhe a duhet të bëhen domosdo të gjitha analizat para fillimt të shtatzanisë si: papa testi, strisha, analizat e gjakut. Këtë pytje e bëjë ngase unë ndihem shumë mirë me shëndet. Me respekt!