Madhësia e vaginës dhe lindja
Lejla
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lejla.
Hapja e vagina, ashtu siç e shpjegon, nuk ka lidhje me “praktikën e bërjes së seksit”. Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë, janë të lejura dhe ato nuk dëmtojnë bebin. E rëndësishëm është që raporti seksual të mos jetë i dhunshëm dhe i rënduar në barkun e shtatzënës.
Kur të vijë proçesi i lindjes, vagina do të hapet për faktorët hormonal që emetohen nga faza finale e lindjes. Prandaj nuk ka vend për merak, pasi proçesi i lindjes normale është natyror dhe në ndihmë të çdo situate, mjeku është i pranishëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E dashura mjeke, une jam shtatzene dhe jm ne muajin e 6 te shtatzenise. Ajo qe mua me brengos eshte se une kam shume pak pervoje seksuale dhe mendoj se vaginen e kam shume te mbyllur, kete e vertetova edhe ne momentin kur mjeku me mori brisin dhe sa rende e kishte qe ta hap vaginen. Pyetja ime eshte, a do te kem probleme te njejta gjate lindjes kur do te duhet te hapem dhe te dale foshnja dhe a mvaret kjo na pervoja e meparshme seksuale, se edhe tani gjate shtatzenise shume rralle praktikoj marredhenie seksuale nga frika qe mos po e lendojme beben. Besoj se e kuptuat pyetjen time dhe Ju falenderit per pergjigjen.