javë pas jave
Përshëndetje Erisera.
Mesatarisht në fund të javës së 32-të, pesha fetale duhet të jetë rreth 1800 gram. Megjithëse bebi yt është paksa më i madh, (por kjo madhësi varet nga madhësia trupore e nënës), nuk do të thotë se ai do të shtojë në peshë deri në momentin e lindjes, aq shumë sa mund të ketë problem për lindje normale.
Data e mundshme e lindjes, (nëse datë 8 janar ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit), është 15-16 tetor 2011. Në mjeksi, fëmija i lindur pas javës së 37-të shtatzënisë, konsiderohet si lindje në term. Sipas llogarive, kjo periudhë fillon pas datës 25-së shtator 2011.
Nëse me fjalën stimulim kupton lindjen me prerje cezariane, atëherë duhet të dish se edhe tek nënat që lindin me prerje cezariane gjiri i tyre prodhon qumësht. Normalisht, qumështi vjen pas 48-të orësh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Jam e ne javen e 31+4 te shtatzenise, mestruacioni i fundit 8 janar, dje ne kontrolle bebi ishte zhvilluar sa 32 jave, 2 kg, ndersa lexoj qe mesatarja eshte 1,5 kg per tani, a ka mundesi qe bebi te zhvillohet shume deri ne fund? A eshte OK qe ne 8 shtator kur hy ne muajin e 9 dhe nese bebi eshte mbi 3 kg te lind? Sepse frikesohem qe deri ne fund do rritet shume per lindje normale dhe nese lindi me stimulim para perfundimit a do te kem qumesht? Te falenderoj nga zemra.