Infeksioni në shtatzëni
Denisa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Denisa.
Shtatzënia e predispozon/favorizon, infeksionin e mykut. Mjekimi që merret në këtë periudhë, zhduk vetëm shenjat. Pas lindjes, me trajtim medikamentoz infeksioni do të zhduket përfundimish. Rishfaqja ndodh, kur ndryshon pH (pehashi) i vaginës.
Trajtimi mund të bëhet me Lomexin, ovul dhe krem.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe shërim të shpejtë.
Pershendetje. Jam shtatzene ne javen e 13, pas strishos vaginale kam dale me myk kandida dhe bakterie mjafte. Te mjeku kam takim pas dy ditesh. Dua te di a e demton bebin tim ky infeksion? Çfare ilaçesh duhen marre? Une e kam patur edhe me pare kete kandida dhe kam marre shume mjekim. Tre here rresht. Tanime ka dale prape, a ka ndonje ilaç te hiqet se kam pershtypjen se asnje ilaç nuk ben efekt per kete. Faleminderit. Pres me ankth pergjigjen.