Infeksion gjenital
Blerta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta.
Sekrecionet e shtuara të bardha dhe me erë, tregojnë për praninë e një vaginoze bakteriale. Mirë do ishte të më kishe shkruar se çfarë analizash ke bërë. Në këto kushte, të rekomandoj që të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të vërtetuar vaginozën bakteriale dhe preparatin mjeksor që do përdorësh. Trajtimi me metronidazol, do të ndihmonte në eliminimin e shenjave të kësaj sindrome.
Të uroj shërim të shpejtë.
Mirembrema, sapo mesova adresen tuaj dhe ju falenderojme per kete, kam bere disa analiza te ndryshme dhe me kane dale me mikrobe, me kane bere merak se kam pire antibiotika dhe nuk me kane bere gje, tani eshte koha dhe e pushimeve dhe mezi gjen doktora specialiste, kam lene nje takim ne shtator, po dua mendimin tuaj per kete problem, nga vijne mikrobet, kam dhe disa si perioda te bardha por mbajne nje ere te keqe?!
Ju lutem me ktheni pergjigje, Blerta, Samos, Greqi.