Rreth analizave ne javen e nente
Nisa Nissa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nisa
Analiza është vlera e nivelit në gjak të proteinës C reaktive. Nivelet e larta të kësaj proteine tregon praninë e një infeksioni i cili është në fazë aktive dhe duhet trajtuar me antibiotike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e nente dhe kur i bera analizat crp latex ishte e rritur 46,4 ndersa vlera normale ishte 6mg/l , nuk e di ku qendron problemi, jam e shqetesuar sepse bashkshorti ja dergoi analizat mjekut dhe ai kishte shruar tabletat bedoxin 2x1 dhe shirupin floradix 2x1 ka 10 ml kjo ishte per mungese te hekurit. Ju lutem tregoni rreth crp per qka eshte kjo vlere kaq e rritur.