Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fryrja e kembeve ne shtatzeni

Jam ne javen e 28 te shtatzanise dhe me fryhen shume kembet,kur kam ber ne javen e 26 analizat, albumina me ka dal ne regull,gjate nates me ulet e fryra,por problemi eshte se une jam 7 ore ulur ne pune? Ju lutem me jepni nje keshille cfare mund te bej per ta eleminuar fryrjen ?Faleminderit

Marccc Marcii (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Edemat këmbëve pa rritje të tensionit arterial dhe pa albumin, vetëm sa duhen mbajtur nën kontroll, por nuk janë probleme me pasoja për shëndetin e fëmijës.

Në rastet e tilla këshillat janë; - mbajtja e këpucëve të gjëra pa taka, - evitimi i qëndrimeve të gjata në këmbë apo edhe ulur, - mos vendosja e këmbëve mbi këmbë gjatë qndrimit ulur, - kur je ulur në tavolinën e punës lëviz herë pas here gishtat e këmbeve, - shpesh duhet të çohesh nga vëndi i punës dhe të kryhesh lëvizje çlodhëse për muskuj e pulpës, - një shplarje e këmbeve me ujë të ftohtë, edhe gjatë orarit të punës, do të bëj mirë dhe relaksoj muskujt, - veshjet e brëndshme duhet t’i mbash të lirshme, - mund të përdorësh çarape korse për këmbët, - evito ushqimet me kripë dhe pi sa më shumë lëngje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti