Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Presion ne fshikezene e urines

Pershendetje dr. Jam ne javen e 16 +3 dite te shtatezanise. deri tani gjithcka ka hecur mire dhe nuk kam patur shqetesime. Kam nja dy dite qe ndiej nga mbasditja nje fshikez urine pak te renduar. Sikur me forcohet me shume ne krahasim me barkun dhe kam ndjesine e te urinuarit me shpesh. gjithashtu po keto dite kam ndier si shpime te lehta ne vagine. ju lutem te me thoni se cfare jane dhe cduhet te bej. ju falenderoj.

Adda Kalemi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse mitra megjithëse është e vogël ajo shtyp fshigzën e urinës duke dhënë ndjenjën e urinimit. Tëkëshilloj që sa herë të vjen për të urinuar mundohu ta bësh. Edhe nëse nuk del, punë e madhe, por mos tento të paksosh sasinë e ujit që konsumon me mendimin që të shkosh sa më pak në banjë.

Nëse gjatë urinimit ndjen djegie, dhimbje, ndryshim i fortë ngjyre për shkak të gjakrrjedhjes dhe sidomos të shoqëruar me temperaturë, drejtohu menjëherë tek mjeku obstetër-gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti