Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar

E dashur doktoreshe, ju lutem mund te me ndihmoni? une jam ne jave e 35 te shtatzanise sime te pare por kam infeksion urinar, dhe po mar mjekim, nalidiksine 4 here ne dite. Ju lutem a me thoni, nese kura nuk jep efekt une duhet te lind me operacion apo mund te bej dhe lindje natyrale? shume faleminderit paraprakisht...

Iris :-) (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iris

Të gjitha infeksionet urinare, janë të trajtueshme me medikamente mjeksore. Por medikamenti më efikas është ai medikament, i cili është rekomanduar nga mjeku sipas rezultatit të urokulturës. Nëse edhe nalidiksina është e rekomandur nga ky rezultat, duhet ndruar trajtimi. Preparati i ri duhet zgjedhur përsëri te urokultura, sepse aty vlerësohen të gjitha preparatet që kanë efekte maksimale për trajtim e infeksionit të shfaqur.

Disa infeksione urinare ndikojnë negatisht te curia e shtatzënisë, prandaj ato duhet të trajtohet. Në këtë llogjikë nuk ka rëndësi mënyra e lindjes, por kujdesi duhet treguar në trajtimin e infeksionit urinar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti