Rreth aborteve
Elma Rrakateli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elma
Me sa tregon, dyshoj se problemi për mos mbajtjen e fetuseve deri në term, është qafa e shkurtër e mitrës. Pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë, mund të korrigjohet me qepje/mbyllje të qafës së mitrës. Në mbetjen shtatzënë të rradhës, rreth javës së 14-16 të shtatzënisë, nëqoftëse shtatzënia është normale dhe placenta është e inseruar normalisht, mund të realizohet seklazhi. Besoj se me ndihmën e serklazhit dhe regjim shtrati, shtatzënia mund të shkojë deri në fund.
Infeksioni që është konstatuar, duhet trajtuar deri në shërim. Prania e tij, mund të vështërsojë në mbetje shtatzënë dhe mund të influencojë në ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Miredita dr, jam Elma nga Mitrovica pata deshire me ju pyet neqoftese mundeni me me ndihmu. Une jam 22 vjeçare dhe kam pas 2 aborte, te parin e kom abortu 5 javesh ndersa te dytin 7 muajsh, ne kete abortin e dyte prej 3 muaj kam pas gjakderdhje non stop si me qene me menstruacione, jom kontrolluar po dr me thojshin qe eshte normale por abortova me 2mars tash me kane thene me pushu deri ne shtator. Para dy dite shkova i bera analizat, strishot, me dulen me infeksion, jam duke perdore hapa. Une kom problem se e kam qafen e mitres shume te shkurte e nuk po e di ku eshte problemi te une, sepse une shtatzene po mundem me mbet po me mbajte femijen s`po mundem. A mundeni me me tregu ku eshte preoblemi te une? Faleminderit shume, qe me ktheni pergjegje. Tung.