Si ti llogaris muajt e shtatzenise?
Vali Vali
(13 vite më parë)
Përshëndetje Vali
Meqë insiston, mund të them se shtatzënia tënde ndodhet afërsish në fund muajit të 7-të ose fillim të muajit të 9-të. Duhet kuptuar se muajt nuk i kanë ditët e barabartë e për më tepër shtatzënia mesatarisht zgjat 40 javë ose 280 ditë. E nëse muajin e konsiderojmë me 30-të ditë, i bije që shtatzënia të zgjasë 9-të muaj plus 10 ditë. Në këtë kuptim përgjigja ime nuk më kënaq. Më bëre kurioze, cili është ky vënd që shtatzëninë e mat me muaj? Unë di që në mjeksinë e të gjithë botës, përveç vlerësimit popullor, shtatzënia llogaritet me javë dhe të gjitha vizitat, kontrollet, analizat dhe ekzaminimet, rekomandohen me javë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr .Mimoza, flm per ndihmen qe na ofroni. Desha te bej nje pytje rreth javeve ne shtatzani.E di qe shtatzanija llogaritet me jave, dhe jan 40 jave. Por a ka mundesi me ma spjegu edhe me muaj , sepse ne disa vende perendimore nuk po e numrojshin shtatzanin me jave por me muaj. Une jam ne javen e 30 , ne cilin muaj i bie te jem. Nese ka mundesi me mi sqaru javet dhe si duhet ti llogaris muajt. Ju faleminderit