Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat

Doktoreshe, jam ne javen e 26+4 te shtatzenise, shtatzenia e pare. Kane filluar te me paraqiten venat, nje gje e cila me shqeteson eshe se ne anen e djathte te vagines, nen buze me eshte paraqitur nje vene e cila ma ka deformuar kete pjese. Sidomos qendrimi ne kembe po e ben qe te duket edhe me shume.. Desha te di a paraqet ndonje problem gjate apo pas shtatzenise, dalja e venes ne kete vend? Shume faleminderit!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Zgjerimi i enëve të gjakut, duke formuar atë që quhen variçe, mund të formohen edhe në vulvë. Kompresat e ftohta të vendosura në variçet e vulvës, janë këshilla më e mirë për të lehtësuar ndjenjën e dhimbjes, rëndimit apo të kruajtjes. Këto lloj variçes, përgjithësisht largohen pas lindjes.

Kujdes. Bëja të ditur mjekut që do të ndjekë proçesin e lindjes, praninë e variçeve në vulvë. Nëse lindja do të ndihmohet me epiziotomi, mjeku do të tregoj kujdes për të shmangur hemorragjinë nga prekja e variçes me mjetet prerëse kirurgjikale. Prania e variçes në vulvë, nuk është shkak që lindja të përfundoj me operacion cesarian.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti