Venat në shtatzëni
Besa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besa.
Shkaqet e daljes së venavendodhin për shumë arsye. Një nga këto është edhe shtatzënia, e cila komprimon vazat e gjakut nga zmadhimi i mitrës. Gjatë qëndrimit në këmbë, ato fryhen dhe dhëmbin më shumë sesa në pozicionin shtrirë.
Gjatë periudhës së shtatzënisë, prania e tyre nuk është problematike. Kujdes duhet treguar gjatë procesit të lindjes, sepse kur fëmija kalon në kanalin e lindjes mundet që hemorragjia të jetë e madhe. Këshillimi me mjekun angiolog, ndihmon për vlerësin e rrezikshmërisë së tyre dhe trajtim e mundshëm. Afër termit, mjeku obstetër-gjinekolog edhe me mendimin e mjekut angiolog, vendos edhe për rrugën e lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doktoreshe, jam ne javen e 23 te shtatzenise, shtatzenia e dyte. Kane filluar te me paraqiten venat, nje gje e cila me shqeteson eshe se ne anen e djathte te vagines, nen buze me eshte paraqitur nje vene e cila ma ka deformuar kete pjese. Sidomos qendrimi ne kembe dhe gjate orarit te punes po e ben qe te duket edhe me shume. Urinokulktura dhe urina jane te pastra. Desha te di a paraqet ndonje problem gjate apo pas shtatzenise, dalja e venes ne kete vend? Shume faleminderit!