Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me kokat e gjireve edhe pas kater javesh qe kam lindur femijen

Pershendetje doktoresh Mimoza une kam nje problem me thithat e gjireve te cilat me jane care migjithese une vajta 4 jave qe kam lindur vajzen vazhdoj te kem te hapura thithat ku duket mish i kuq. Kam perdorur 2 lloj pomadash edhe kompresa per te mbajtur te fresketa kokat por asnje rezultat madje se fundmi kam perdorur edhe mjekim popullor gjysmen e nje arre e kam mbushur me dyllin e pites se bletes te punuar me vaj ulliri, kjo vetem se ma mban te bute.Por une dua te di kur do me mbyllen apo ska ndonje afat kohor? Ju falenderoj per kohen tuaj

Aida Guma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ansel

Mënyra e dhënies së gjirit tek fëmija duhet të ndryshoj, që të mos ketë formim të ragadeve. Që të mos kesh dhimbje të thithkave, mundohu që fëmijës ti japësh të thithë edhe areolën (pjesën e errët të gjirit).

Në ndihmë vjen pomada antiragad (pomadë kundër çarjeve të gjirit). Në farmaci tregtohet krem antiragad, kompresa multimam, të cilat vendosen në thithat e gjirit dhe gjendja jote do të qetësohet.

Gjithë të mirat.

Aida Guma (13 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjien doktoresh. Ju uroj gjithe te mirat ne punen tuaj

/komuniteti