Cikli pas lindjes
Nisa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nisa.
Copa që ke dalluar, është pjesë e organizuar e endometrit (shtresa e brëndshme e mitrës) që bie në formën e një gjakrrjedhje që quhet menstruacion. Në disa raste kjo shtresë e brëndshme mund të dalë dhe me copa më të mëdha të organizuara duke shkaktuar edhe pak dhëmbje. Nuk duhet të shqetësohesh për këtë fakt, por, duhet të vazhdosh trajtimin sipas këshillave të mjekes që të ndjek.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Une kam lindur nje femije para 8 muajsh dhe ciklin e pare e pata 5 muaj pas lindjes, dy-tri dite pa ndonje shqetesim te veçante. Ne muajin korrik pata nje cikel qe u shoqerua me hemorragji qe nuk i kisha patur me pare. Me keshille te doktoreshes perdora kontraceptive dhe jam ende ne perdorim te tyre. Sipas ketyre kontraceptiveve tani me takonte qe te kisha serish nje cikel. Sot e kam diten e dyte te ciklit i cili shoqerohet me dhimbje barku dhe me hemorragji jo aq te forta sa te parat. Ne tualet vura re edhe mbledhje gjaku por njera prej tyre m u duk me e çuditshme me ngjyre me te çelet dhe si nje formacion qe nuk dukej si mbledhje gjaku. Jam e shqetesuar per kete gjendje. Shpresoj qe te marre nje pergjigje sa me pare.