Temperatura e trupit gjate shtatzenise
Adda Kalemi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Temperatura e trupit të shtatzënës 37-37.5ºC, është temperaturë e moderuar e cila mund të konsiderohet normale. Qëndrimi në ambjente të freskëta dhe konsumi i lëngjeve pa gaz, janë të rekomanduara për të përballuar temperaturat e larta të verës. Dushi me ujë të freskët është i pranueshëm, por duhet përjashtuar dushi me ujë të nxehtë apo të ftohtë. Edhe përdorimi i kompresave të freskëta në ballë apo në nyjet e duarve dhe këmbëve, janë të efekshme.
Nëse temperatura e trupit rritet mbi këtë madhësi, kontakti me mjekun është i nevojshëm për të marr trajtimin e nevojshëm. Në asnjë rast nuk duhet lejuar që temperaturë të jetë e lartë deri 39ºC.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Dr. Mimoza. Fillimisht dua t'iu falenderoj e t'iu them se jeni e mrekullueshme dhe bekim per ne ne kete portal. Ju falenderoj per pergjigjen, por kam edhe nje pyetje lidhur me temperaturen. Keto dy dite ka m nje temperature qe me varion maksimalisht 37.4 , djersitem, bej dush , pi uje vazhdimisht dhe me bie, me ngrihet po perseri. Syte i ndiej qe me djegin. Te lutem me jepni nje mendim. Ju pershendes.