Mpirje ne anen e majte
Jona Leskaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Nuk është i detyrueshëm qëndrimi shtrirë anash majtas. E rëndësishme është që gjatë qëndrimit shtrirë, shtatzëna të ndihet komod/rehat. Kjo do të thotë se kur mpihesh në njërën anë duhet të kthehesh në anën tjetër e kështu me rradhë.
Gjatë shtatzënisë, zemra punon me kapacitet edhe më të madh se përpara shtatzënisë për të rritur volumin e gjakut qarkullues. Nëse shqetësimet në zemër janë të vlerësueshme, kontakto mjekun që të ndjek shtatzëninë për vlerësuar dhe përjashtuar ndonjë problem të rëndësishëm kardiak.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. doja ty pyesa se kam rreth 2 muaj qe kur shtrihem nga ana e majte ndjej mpirje ose me behet si me miza vendi te zemra poshte gjirit te majte por kohet e fundit me ka filluar dhe kur jam ne kembe. Sot u futa ne muajin e nente te shtatzanise. Ju faleminderit.