Planifikimi familjar
Eda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eda
Për periudhën e gjidhënies, ekzistojnë kontraceptiv të veçantë, që nuk influencojnë në qumështin e gjirit. Këto kontraceptivë, nuk kanë asnjë efekt tek bebi dhe nuk japin shtesë në peshë. Nëqoftëse përdoren në mënyrë të rregullt, të mbrojnë nga shtatzënia e pa dëshiruar me mundësideri në 99%. Një nga këto kontraceptivë është edhe ai që quhet mikrovala.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara doktoreshe. Kam lindur nje femije te shendetshem para 11 javesh. Deshta t`ju pyes rreth perdorimit te kapsulave kunder shtatzenise, femijen e kam ne gji. Qe 3 vite ruhem pa perdorur asgje, por tani frikesohem se mos ngel shtatzene dhe nuk mendoj te lind me femije edhe 5 vite, desha te ju pyes se si ndikojne kapsulat kunder shtatzenise tek beba ime, dhe sipas fjaleve te femrave thone se shton ne peshe, sa eshte kjo e vertete? Çdo te mire!