Ovulimi
Bella Bahtiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bella
Nëse menstruacionet i ke të rregullta dhe ardhja e tyre 7-të ditë më shpejt, tregon se diçka nuk ka shkuar mirë në shëndetin tënd riprodhues. Këtë rradhë nuk mund të përcaktohen ditët e ovulacionit, por nëse bën një ekzaminim ekografik pas 14-të ditësh edhe mundet të vlerësohet madhësia e folikulit. Por nëse menstruacionet të vijnë përsëri me çrregullime, atëherë pa tjetër duhet kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi.
Ajo që të del jashtë pas kontaktit seksual, nuk është shkak për mos mbetjen shtatzënë. Që të jesh e qetë, pas kontaktik mos u ngri menjëherë në këmbë për qëndro 10-15 minuta shtrirë.
Gjithë të mirat.
Menstruacionet me kane ardhe me date 08.06.2013, edhe pse i kom te rregullta ato me kane ardh 7 dite me heret se herave tjera dhe dua ta dije per kohen kur mundem te mbes shtatzane dhe pse e gjithe sperma po del jashte kur po kom marredhenje si po qohem ne kembe, sa do pak doktoresh ta spjegova, u degjofshim me te mira.