Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Preparati Adalat

Hapja në javën e 30


Pershendetje Dr. Mimoza. Jam ne javen e 30 dhe para ca ditesh isha tek doktori me tha qe isha hapur 1 cm. Me pershkroi Salbutamol 1x1, Magnezium 2x1, dhe Dexason 1 x ne 7 dite. Te lutem me trego a eshte e pershtatshme kjo terapi dhe sa ka gjasa te mos lindi para kohe? Ju faleminderit shume.


Melina ( 1 ditë më parë )


Gjinekologja përgjigjet MD Mimoza Keta


Përshëndetje Melina. Hapja e ndodhur në qafën e mitrës, tregon që mundësia e lindjes parakohe është evidente. Terapia e përshkruar nga mjeku, ndihmon për ta ulur këtë mundësi. Unë do të rekomandoj që terapisë t’i shtosh preparation Adalat. Dexamethason është preaparat, që maturon pulmonin fetal. Ai rekomandohet kur dyshohet për lindje parakohe. Të rekomandoj gjithashtu rregjim shtrati, duke ju shmangur edhe qëndrimeve të gjatë në këmbë dhe punëve të rënda gjatë periudhës së shtatzënisë. Uroj që shtatzënia të shkoj sa më afër termit.


Pyetja


P.S. Preparati ADALAT a gjendet ne Kosove dhe sa here ne dite dhe sa kohe ta marre kete preparat?


Ju faleminderit shume doktoreshe, qe mundoheni te na pergjigjeni pyetjeve tona dhe te na ndihmoni.

Melina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melina.

Unë di që preparati Adalat, gjendet edhe në Kosovë. Ai përdoret 4x1 tableta ose 6x1 tableta në ditë, në varësi të kontraksioneve. Fleta shoqëruese shpjegon shumë mirë përdorimi dhe efektet e preparatit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Xhenita Xhelili (14 vite më parë)
Pershendetje Mimoza, deshta me dite qe une jam ne javen e 23 gati ne javen e 24, po kam problem me ngrenjen e bukes nuk mundem me ngrene buke mu ka nderprere dmth, a ka ndonje problem tek foshnja?

/komuniteti