Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nga mund te vie ky infektim?!

Kur u martova mbas 1 jave jam mbushur me pucrra ne zonen intime. Kam shkuar te gjinekologu me tha asgje, eshte krejt normal ke qe virgjine edhe te kane dale pucrra, i keqti te kadal jashte 2 jave me qendruan pucrrat me pas u zhduken tani me erdhen menstruacionet edhe menjehere kam mbet shtatzene pa pas me kontroll te gjinekologu me pas kam bere analizat mbas 2 muajve me ra me bo kontrollen e pare, jetoj jashte ketu po shkojshin kontrollat me vonese kur me kontrolloj poshte dyshoj qe kam infektim edhe ja tregova rastin me tha ke pas fat qe ke ngel shtatzene se kish mujt me tu formu najsan prej infektimit te mbrendshem me rekomandoi me kqyr beben en ultraze, beba me doli mire, kaluan 14 jave dhe ate dite qe pata kontrolle me erdhen menstruacionet, shkova ne spital me ndalen aty dhe me thane qe duhet gjithsesi me heq beben se ke infektim, tu ka infektu edhe beba! Qe dy muaj kam abortu, deshiroj prape bebe qka me thoni ju nga kush mund te jete ky infektim? Faleminderit nga ju pres pergjigjen.

Henza Lajqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturi

Përderisa është konstatuar se nga infeksioni ka ndodh aborti, tregon se infeksioni është i rëndë dhe duhet trajtuar. Vetëm me analiza dhe ekzaminime mund te diagostikohet. Prandaj mos hezito t’i bësh, sepse rrezikon shëndetin tënd dhe veçanërisht shëndetin riprodhues.

Paralelisht me ty, duhet që edhe bashkëshorti të bëj analiza dhe ekzaminime sepse edhe ai mund të jetë i infektuar dhe duhet të trajtoheni të dy paralelisht.

Gjithë të mirat.

/komuniteti