Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urgjent - shkalla 3 e pjekurise se placentes

E nderuar, Jam ne javen 34+ dhe placenta ka arritur shkallen e 3 te pjekurise, mirepo lengu amniotik eshte ne norme. Rezultatet e eho-s jane Eho dbp 8.8 Ac 37.0 Fl 6.42 Pt 2500 gr Psv 31.64 cm Edv 13.67 Tamv 10.48 Tapv 18.49 S/d 2.31 D/s 0.43 Ri 0.57 Pi 0.97 A me rekomandoni te hospitalizohem?

A. U (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anduena

Nga parametrat ekografikë që më shkruan, bebi ka zhvillim normal. Shkalla e tretë e pjekurisë së placentës, tregon që furnizimi me gjak i bebit është sikur shtatzënia të jetë në fund të saj. Në këtë rast është e rekomanduar një ekografi Doppler, për të vlerësuar furnizimin me gjak të bebit dhe ndjekja sa më rigoroze e situatës fetale. Kjo arrihet duke u hospitalizuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti