Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anomali të uteruesit

Pershendetje!


Jam Marsi, rreth 5 muajshe shtatzene, dhe eshte shtatzenia ime e pare, dhe t`u them te drejten shpesh here e marre me stres te madh duke menduar ndonje problem shendetesor, qe mund te me pengoje. Problemi im eshte se mjeku me ka thene qe e kam mitren ne forme 8-te dhe nuk do kete shume hapesire bebi kur te rritet dhe mund te me sjelle lindje te parakohshme... Ju lutem me thoni a eshte shume problematike kjo, dhe cfare duhet te bej, cfare kujdesi duhet te tregoj, theksoj qe muajit e pare deri te i katerti kam pas hemorragji te shpeshta.


Ju faleminderit!

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi.

Anomalitë uterine, janë shkak për lindje parakohe. Rregjimi i shtratit dhe trajtimi me antispazmolitikë do të ndihmojë për ta çuar sa më gjatë shtaztënisë. Nëqoftësë fetusi është vendosur në dhomë të madhe, shtatzënia ka mundësi të shkojë deri në term.

Gjithë të mirat.

/komuniteti