Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat dhe vitaminat gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresha! Une jam 14 javeshe dhe dua te di te gjitha analizat qe behen gjate gjithe shtatzanise?, acidi folik deri ne cilen jave merret? Vitaminat kur fillohen dhe cilat jane ato? Faleminderit

Ida Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Analizat dhe kontrollet mjeksore që mund të bëhen gjatë shtatzënisë, janë të shumta. Ato rekomandohen nga mjeku hap pas hapi, që do të thotë se ai duhet të marrë si fillim anamnezën, të bëjë vizitën gjinekologjike dhe të kërkoj disa analiza dhe ekzaminime kryesore. Mbështetur në rezultatet e marra, mjeku obstetër-gjinekolog rekomandon analiza dhe ekzaminime të tjera, të cilat çojnë në vlerësim e gjendjes apo diagnostikimin e problemit dhe përfundojnë me rekomandime të terapi medikamentoze.

E rëndësishme është që përpara se të fillohet shtatzënia, çifti duhet të bëj një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues.

Që fëmija të zhvillohet normalisht, duhet që gjatë shtatzënisë të marrë vlera ushqyese të mira. Por meqë fëmija ushqehet nga organizmi i nënës, mirë është që ajo para dhe gjatë shtatzënisë të bëj një ushqyerje korrekte dhe të shoqëruar me vitamina dhe minerale aq të domosdoshme. Meqënëse këto nuk mund të merren të plota gjatë ushqimit, shtatzënave u rekomandohen që të konsumojnë multivitamina (zakonisht në përbërjen e tyre ka vitamina dhe kripra minerale), produkte këto që gjënden nëpër farmaci dhe të konsumohen nga fillimi i shtatzënisë e deri 40 ditë pas lindjes.

Si më kryesoret dhe të domosdoshme janë marrja e acidit folik dy-tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë dhe deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, për të mbrojtur tubin neural të bebit, si dhe marrja e suplementeve të hekurit pas javës së 16-të të shtatzënisë e deri 40-ditë pas lindjes, për t’ju shmangur anemive.

Gjithë të mirat.

Ida Ida (13 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen doktoresha por une doja te dija protokollin e zakonshem per nje shtatzani normale qe do te thote kur behet x analize etj pasi une nuk e di kur duhet bere analize per te kontrolluar hekurin apo kalciumin etj ndaj doja te dija protokollin per arsye qe edhe kur te mi kerkoje gjinekollogia ime ta di nese po mi kerkon ne kohen e duhur apo jo. Faleminderit
Anisa ardesa (13 vite më parë)
Pershendetje Doktoreshe! jam ne javen e 12 dhe nder analizat e tjera te zakonshme me eshte kerkuar qe te bej dhe double test ose tripel test apo edhe amniocentezen nuk e di nese shprehem sakte ne terma. Jam paksa konfuze dhe do te doja dhe nje shpjegim nga ju pasi nga doktoresha e lagjes e kam marre por perseri jam ne dilem ke duhet te bej dhe ke jo dhe per cfare? ju faleminderit

/komuniteti