Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gërrhitja

Miredita, ju pershendes shume dhe deshta te pyes edhe dicka. Jam ne javen e 36 dhe per cdo gjume qe une bej, gerhas shume sa qe degjohet nga larg, kjo po me ndodh vetem ne shtatzeni, madje aq shume sa qe e degjoj edhe vet gerhamen time, ju lutem a e dini cfare mund te jete? Pres pergjigje nga ju, ju faleminderoj per pergjigjet e shumta qe mi jepni.

Kimetjaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kimete

Mundet që gërhitja, të jetë pasojë edhe e shtatzënisë. Por unë nuk di të jetë gjetur ndonjë shkak domethënës, përse njerzit gërhasin sidomos gjatë gjumit. Gjithashtu nuk ka ndonjë trajtim, i cili të domonojë këtë fenomen por vetëm tentohet në lehtësimin e gjendjes.

Mirë do jetë të konsultohesh me mjek otorinolarinogol, i cili mundet ta lehtësojë situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti