Dua te bej bebe
Esa Esa
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Në shumicën e rasteve, konsiderohet normale kur një çift nuk e fillon dot shtatzëninë deri në një vit tentativë. Më vjen mirë që shëndeti tënd riprodhues është normal dhe kështu duhet të jetë edhe i bashkëshortit, për të rritur shanset për shtatzëni. Po të rikujtoj, që në bashkëpunim me mjekun obstetër-gjinekolog, të bësh këshillimin parakoncepsional, që do të thotë se me anamnezë, vizitë gjinekologjike si dhe me analiza dhe ekzaminimeve të të vlerësohet shëndeti tënd dhe i bashkëshortit.
Nëse pas një viti tentativë për shtatzëni dhe kur ajo nuk vjen, tregon se kujdesi dhe përpjekja shëndetsore, duhet të jetë më e madhe për të gjetur shkakun e infetilitetit.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje.Kam 3 muaj qe mundohem te nis nje bebe,por nuk kam mundur.Ekoja dhe analizat me kan dale mire.Jam 21 vjece.A eshte normale qe te zgjase kaq shume.Doktori me tha mos te shqetesohem se jam mire.Periodat e fundit i kam pase me dt 8 qershor.Ditet e fundit kam pasur dhimbje ne fund te barkut dhe shum te perziera.Testi me doli negativ.Me jepni ndonje keshille ju lutem.Faleminderit.